Telegrafi

Në Strumicë ”nxihet” Nikolla Gruevski (Foto)

Në qytetin e Strumicës është vanalizuar materiali propagandues i OBRM-PDUKM-së. Konkretisht është dëmtuar materiali propagandistik me Nikolla Gruevskin, që është bartës liste në njësinë zgjedhore 4, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Përveç dëmtimit të fotografisë së madhe, është shkaktuar edhe dëm material ndaj dyqaneve në afërsi, që janë pronë private. Materiali propagandues është stërpikur me ngjyrë të zezë./Telegrafi/