Gjithsej 267 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm janë regjistruar për të votuar në shtëpi në Strugë dhe për rrethinë e dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe 281 për zgjedhjet parlamentare.
Është në proces grumbullimi i materialeve zgjedhore nga këshillat zgjedhorë, pas së cilës personat e sëmurë dhe të pafuqishëm do të votojnë në shtëpitë e tyre.
Gjashtëdhjetë e dy të burgosur nga komuna e Strugës do të votojnë në burgjet e vendit.
Nga Komisioni komunal zgjedhor në Strugë, theksojnë se janë të gatshëm për zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe presidenciale./Telegrafi/