Telegrafi

Në stërvitjen e Galatasarayt mblidhen 27 mijë tifozë, zëmër skuadrës para derbit me Fenerbahcen (Foto/Video)

Derbi më i madh turk, Fenerbahce – Galatasaray do të zhvillohet të shtunën.

Të dy skuadrat luftojnë për titull këtë edicion me Besiktasin dhe Basaksehrin që po ashtu janë në garë.

Ky derbi po pritet me padurim në të gjithë Turqinë.

Tifozët e Galatasaray kanë qenë të pranishëm sot në stadium në stërvitjen e skuadrës.

Sipas klubit në stadium kanë qenë të pranishëm  27.681 tifozë.

Me këngë dhe fishekzjarrë ata i dhanë zemër skuadrës që nesër nga ora 17:00 do të zbres në fushë për derbi.

Galatasaray është lider me 53 pikë, ndërsa Fenerbahce është e katërta me 47.

Titulli do të diskutohet deri në javën e fundit. /Telegrafi/