Telegrafi

Në shtetin që ndaj një për qind të PBB-së për shëndetësi, 60 fëmijë vdesin për mungesë të aparatit me oksigjen

Të paktën 60 fëmijë kanë vdekur në një spital në shtetin verior indian të Uttar Pradeshit. Mediat raportojnë se shkak i vdekjes ishte mungesa e aparatit të oksigjenit, transmeton Telegrafi.

Në mesin e viktimave janë 34 foshnje të porsalindura që vdiqën në njësinë e kujdesit intensiv neonatal, ndërsa 12 kanë vdekur nga encefaliti. Shkaqet e vdekjeve të të tjerëve nuk dihen.

Mediat shkruajnë se vdekjet ndodhën nga mungesa e oksigjenit, sepse furnizuesi privat tërhoqi pajisjet e tij pasi spitali nuk i ka larë borxhet.

India shpenzon rreth një për qind të PBB-së në shëndetin publik, duke qenë kështu në grupin e vendeve që shpenzojnë më së paku në botë për këtë sektor.

Qeveritë indiane përherë janë kritikuar për mos reformimin e sistemit të kujdesit shëndetësor, që është i mbingarkuar e me mungesë kronike të mjekëve dhe infrastrukturës vjetruar. /Telegrafi/