Telegrafi

Në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova futen tri vizitore të huaja kineze

Foto: Big Brother VIP Kosova/YouTube

Në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova po ndodhin ngjarje dhe situata nga më të ndryshmet.

Së fundmi, në shtëpi janë futur dy vizitore të huaja, përkatësisht kineze.

Mirëpo në kuadër të provës javore, banorët është dashur të shmangin prezencën e tyre, duke bërë sikur nuk po ekzistojnë.

Në një moment, ato kanë shkuar dhe kanë realizuar ‘selfie’ me Stresin, ndërkohë që ai nuk ka dhënë shenja afrimiteti me to, shkaku i provës.

Lexo po ashtu Me të dëgjuar thirrjen e ezanit, banorët e Big Brother VIP Kosova lëkunden nga vendi gjatë pasdites së kaluar në oborr

Njëlloj është duke ndodhur edhe me Spiderman-in, për të cilin banorët duhet të jenë në gjendje që ta tejkalojnë sikur të mos ishte duke jetuar me ta.

Ndërkohë prapa kostumit të Spiderman-it qëndron i fshehur ish-banori i shtëpisë, reperi Getinjo. /Telegrafi/