Prezantuesja e njohur shqiptare, Arbana Osmani, shquhet si ikona e prezantimit të formatit të famshëm televiziv, Big Brother Albania.
Ky format i cili ka vite që nuk organizohet në Shqipëri, ak qenë gjithmonë një ndër spektaklet më të shikuara dhe ka ngjallur shumë interes në mbarë trevat shqiptare.
Tani Big Brother po bëhet gati të rikthehet sërish në Shqipëri, por në një format pak më ndryshe se zakonisht.
Edicioni i radhës do të jetë një shtëpi e përmbushur me plot personazhe VIP.
E prezantuese e këtij spektakli, do të vazhdojë të jetë Arbana Osmani, e cila ka prezantuar thuajse të gjitha edicionet e mëparshme të Big Brtoher (përjashtim vetëm njërin edicion kur ishte bërë nënë).
Deri më tani përveç konfirmimit të realizimit të tij, nuk është bërë i ditur ndonjë detaj tjetër rreth datës kur pritet të nisë. /Telegrafi/