Tv Shenja njofton se një grup studentësh në Shkup kanë reaguar ndaj vendimit për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit. Nëpërmjet një proteste të qetë që u mbajt sot pasdite para xhamisë Murat Pasha, ata shprehën revoltën e tyre duke thënë se Jerusalemi është një qytet i shenjtë për kulturën dhe historinë islame.
“Kudsi, edhe pse kurrë atje nuk kemi qenë e as ajrin nuk ia kemi thithur, por është një qytet islam që gjithmonë kemi ndjerë mallin për të. Kudsi, ky qytet ku pejgamberët e Zotit i ftuan njerëzit në fe gjatë tërë historisë, ka qenë shënjestër e shumë popujve dhe shtetasve. Kur feja u shpall për herë të parë në Meke, Kudsi ishte kibla e parë e myslimanëve drejt të cilit i kryenim lutjet dhe ibadetet tona. Prandaj, edhe është shumë i rëndësishëm. Kudsi është shenjtëria jonë, Kudsi është nderi jonë”, deklaroi Hasan Rexhepi, student.
Ata më tej kanë thënë se ky vendim i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, është i papranueshëm dhe nuk do ta pranojnë asnjëherë.
“Asnjë vendi të huaj nuk i lejojmë që të merr vendim për qytetin tonë Kudsin. Si umet, kurrë nuk do të heshtim ndaj kësaj padrejtësie. Kudsi është i myslimanëve dhe ky është vendim i Allahut fuqiplotë. Kudsit ka kush i del zot, deri sa të jemi të gjallë, Kudsi kurrë nuk do të bie, Kudsi është çështja e besimit e jo çështje gjeografie, Kudsi është drita e syve tanë dhe nderi i myslimanëve”, shtoi Hasan Rexhepi.
Protesta u inicua nga ana e studentëve turq që studiojnë në Maqedoni./Shenja/Telegrafi/
*Foto Ilustrim