Telegrafi

Në Shkup u mbajt marshi ”Mos e harro Srebrenicën”

Bashkësia kulturore boshnjake në Maqedoni sot në Shkup e organizoi marshin për Srebrenicën, të quajtur ”Mos e haro Srebrenicën”, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Marshi filloi nga Çarshia e vjetër dhe përfundoi të Ura e gurrit, ku edhe u lexua Deklarata për Srebrenicën.

Maqedonia është e obliguar me rezolutë që të shënoj 11 korrikun, ditën e kujtimit të gjenocidit në Srebrenicë, duke i nderuar viktimat e masakrës serbe ndaj muslimanëve të Bosnjës dhe Hercegovinës./Telegrafi/