Telegrafi

Në Serie A do të ndalen ankesat, nga viti i ardhshëm me ‘video gjyqtar’

Krerët e gjykimit në Serie A e kanë bëtë të ditur se që nga sezoni i ardhshëm do të ketë gjyqtar që çdo të jetë video asistent.

Është folur se në ndeshjen finale të Kupës mes Juventusit dhe Lazios do të përdorët kjo u dy klubet kishin rënë dakord, por kjo nuk do të ndodh.

E gjithë kjo pasi propozimi duhet të marrë aprovimin e FIFA-s.

“Lajmi është ky: me VAR fillojmë nga java e parë e kampionatit të sezonit të ardhshëm – duke përshpejtuar instalimin e kësaj praktike për një sezon më herët se që ishte menduar. Presim autorizimin e “International Board””.

“Nuk është një gjë që mund të bëhet brenda ditësh. Ka nevojë për kohë. Është diçka organizative: – sot testojmë tre fusha në çdo javë të kampionatit, nga fundi i këtij sezonit, do të thotë të punohet në 10 fusha”, ka thënë presidenti i Shoqatës së gjyqtarëve italian, Marcello Nicch. /Telegrafi/