Telegrafi

Në sekondë, minutë, orë, ditë, javë, muaj dhe vit – shuma që do ta fitojë Mbappe te Reali

Kylian Mbappe raportohet se tashmë ka arritur marrëveshje me Real Madridin dhe do t’u bashkohet si lojtar i lirë.

Sulmuesi francez ka kohë që ka refuzuar rinovimin e kontratës me Paris Saint-Germain dhe në qershor do të largohet nga parku i Princave, atëherë edhe kur i përfundon marrëveshja.

Në internet, tani ka rrjedhë paga e 23-vjeçarit se sa fiton në sekondë, minutë, ditë, javë, muaj dhe vit te Los Blancos.

Lexo po ashtu Mbyllet afati kalimtar i janarit: Të gjitha ato që ndodhën minutë pas minute

Mbappe do të fitojë plotë 50 milionë euro në sezon, duke u bërë lojtari më i paguar në histori të futbollit.

Më poshtë mund të shikoni se sa fiton francezi te Real Madridi në pjesë të ndara:

Foto: Ilustrim

50 milionë euro në vit

4.2 milionë në muaj

961,500 mijë euro në javë

137,360 mijë euro në ditë

5,723 mijë euro në orë.

95.40 euro në minutë.

1.58 euro në sekondë. /Telegrafi/