Mercedes-Benz pritet të shpalosë modelin e ri GLC në muajin qershor.
Modeli GLC është pasardhësi i veturës Mercedes GLK, transmeton koha.net.
Fotografitë e publikuara gjatë testimeve të një prototipi të kamufluar kanë dhënë sinjale se lansimi zyrtar është afër dhe mediat në Gjermani kanë nisur të raportojnë se premiera e këtij modeli do të jetë në qershor.
GLC pritet të vijë me motor twin-turbo 3.0 litër V6.
Shitjet e tij pritet të nisin në tremujorin e fundit të vitit 2015.