Policia e Kosovës bëri të ditur se ka arrestuar një person, pasi i njëjti ishte në procedurë shkurorëzimi me gruan, ka shkuar dhe hyrë me dhunë në shtëpinë e prindërve të gruas për t’i vizituar fëmijët e tij.
Rasti ka ndodhur të martën në Gjilan, në ora 15:00.
I dyshuari pas intervistimit me vendimin e Prokurorit, dërgohet në qendrën e mbajtjes. /Telegrafi/