Katër persona janë arrestuar në Prizren, pasi gjatë kontrollit nga policia janë gjetur dhe konfiskuar 25.14 gram substanca narkotike të llojit marihuanë, 1.79 gram substanca narkotike të llojit kokainë, 5 telefona celular dhe 130 euro.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit njëri prej të dyshuarve është dërguar në mbajtje, kurse të dyshuarit tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.
Gjakovari kërcënon policinë, arrestohet
Një person është arrestuar në Gjakovë, pasi në një pikë kontrolli kishte refuzuar që të ja u jepte dokumentet personale dhe të automjetit zyrtarëve policor.
Pas arrestimit i dyshuari e kishte kanosur njërin prej zyrtarëve policor, i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Telegrafi.