Site icon Telegrafi

Në Prizren arrestohen dy maqedonas dhe një serb, përdorën para të falsifikuara

Policia ka arrestuar tre të dyshuar, të cilët kanë blerë gjësende me banknota të falsifikuara.

Raportohet se janë arrestuar tre të dyshuar, një mashkull boshnjak shtetas i Maqedonisë, një mashkull shqiptar shtetas i Maqedonisë si dhe një mashkull serb shtetas i Serbisë, pasi që të njëjtit dyshohet se kan bler gjësende të ndryshme në disa dyqane në Prizren me banknota prej 200 euro të cilat dyshohet se janë të falsifkuara, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, përcjell Telegrafi.

Të dyshuarit jan ndaluar nga njësiti patrollues në Shtime duke drejtuar veturën BMW X5. Njësiti i Forenzikes në Prizren në cilësi të provave materiale ka konfiskuar 7,467 euro, 120 denar maqedonas dhe 9,210 dinar serb.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit dërgohen në mbajtje. /Telegrafi/

Exit mobile version