Al Hilal është skuadra më e përfolur sidomos në 48 orët e fundit, jo për ndonjë sukses të madh apo trofe të fituar.
Skuadra arabe ka bërë ofertën më të çmendur në histori, duke ofruar 300 milionë euro për transferimin e Kylian Mbappes dhe kontratë një vjeçare me 700 milionë euro pagë vjetore.
Por përderisa janë në pritje të transferimit të Mbappes, skuadra arabe ka kompletuar një tjetër transferim.
Ylli brazilian Malcolm është futbollisti i radhës që ka lënë Evropën për milionat e Arabisë.
26-vjeçari është larguar nga Zenit dhe ka nënshkruar kontratë katër vjeçare me Al Hilal që pagoi 60 milionë euro për transferimin e tij nga kampionati rus.
🎬 راقـص يكمل رحلة الفرح مع أبناء السامبـا 💙#الهلال pic.twitter.com/eo8hzXlQfJ
— نادي الهلال السعودي (@Alhilal_FC) July 26, 2023
Kësisoj Malcolm është përforcimi i radhës për klubin arab, që po pret një përgjigje pozitive nga Kylian Mbappe.
Para Malcolmit, klubit arab i janë bashkuar edhe yje të tjerë si Kalidou Koulibaly, Ruben Neves apo Sergej Milenkovic Savic. /Telegrafi/