Telegrafi

Në pritje të dokumentarit për Kurt Cobain (Video)

Këto ditë është lansuar paraqitja e shkurtër e filmit dokumentar, “Montage of Heck”, që flet për jetën e legjendës së rokut, Kurt Cobain.

Tregimi për jetën e frontmenit të ndjerë të grupit “Nirvana” është treguar qindra herë dhe për të janë xhiruar disa filma, mirëpo e veçanta e dokumentarit të ri është se është realizuar në bashkëpunim me familjen dhe miqtë e rokerit, ndërsa producentët kanë marrë edhe të drejtat për shfrytëzimin e pjesëve muzikore të publikuara dhe të papublikuara të bendit.

Në film flasin edhe e veja Courtney Love dhe vajza Frances Bean. Po ashtu, aty janë bërë edhe intervista me personat më të afërt të Cobain.

Producentët paralajmërojnë se ky dokumentar paraqet një anë krejtësisht ndryshe për jetën e këngëtarit dhe se është mjaft e emocional.

Kujtojmë që (sipas raportit zyrtar) Kurt Cobain vrau veten më 5 prill të vitit 1994, ndërsa trupi i tij është gjetur tri ditë më vonë. Ai ishte 27 vjeç kur ndërroi jetë, mirëpo ato pak vite të jetës i mjaftuan që të bëhej njëri nga muzikantët më të njohur në histori. /Telegrafi/