Telegrafi

Në pritje të bashkëpunimit ndërmjet DJ PM, DJ Dagz dhe Yll Limanit (Video)

DJ PM dhe DJ Dagz nuk kanë të ndalur. Pas suksesit që po shijojnë me këngën “Jena dashni” në bashkëpunim me Uki Latifin, dy DJ-të e njohur së shpejti do të vijnë me një risi tjetër për adhuruesit e tyre.

Bëhet fjalë për bashkëpunimin e paralajmëruar kohë më parë me Yll Limanin.

Lexo po ashtu Pas projektit me Ukin, DJ-ët e njohur bashkëpunojnë me Yll Limanin (Video)

Kënga titullohet “Besom” dhe pritet që rreth javës së ardhshme të publikohet. Ky pritet të jetë një nga hitet tjera të tyre.

Në rrjetet sociale, DJ PM e ka publikuar një video për të paralajmëruar këngën e re.

Kënga me Uki Latifin “Jena dashni” ka arritur të marrë rreth 500 mijë klikime në YouTube./Telegrafi/