Dy persona janë arrestuar, njëri në Prishtinë dhe tjetri në Obiliq, pasi të njëjtit janë sulmuar fizikisht bashkëshortet e tyre.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, në Prishtinë më 27.12.2021 është arrestuar një preson i dyshuar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Ndërsa, më 28.12.2021, në Obiliq është arrestuar i dyshuari, i cili ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.
Në të dy rastet nuk raportohet për të lënduar, kurse me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/