Kur “Njeriu më i frikshëm në Planet” hyn në ring boksi më 2 prill, ai do të jetë në një territor të ‘paeksploruar’.
Pasi ka krijuar një reputacion si një bodybuilder fenomenal, Martyn Ford do të përballet me ‘The Iranian Hulk’ në një ngjarje Boxstar Celebrity Boxing në O2 Arena.
Përplasja e Fordit me Sajad Gharibi është quajtur ‘lufta më e ashpër e peshave të rënda në histori’, me dyshen që kanë dallim të madh në gjatësi, por jo edhe në muskuj.
Në një intervistë me Daily Star, ylli kinematografik ka zbuluar se vendimi i tij për t’u përballur me Gharibi, gërmon më thellë sesa një dëshirë e thjeshtë për të konkurruar. Ajo rrjedh nga një magjepsje me botën në të cilën ai do të hyjë.
Për më tepër, nuk ka dyshim se kush e frymëzon atë më shumë.
“100 për qind, jam i fiksuar pas tij”, deklaroi ai, kur u pyet nëse e ndjek divizionin profesionist të boksit për peshat e rënda. “Kam parë kaq shumë. Më pëlqen Tyson Fury, thjesht më pëlqen gjithë historia e tij, gjithçka rreth tij. Unë sinqerisht mendoj se ai është i shkëlqyer”.
Ka krahasime mes të dyjave. Ford ka folur hapur për betejën e tij të mëparshme me një çrregullim të të ngrënit dhe ka qenë i gatshëm të përqafojë temën e shëndetit mendor kaq të përhapur në karrierën e Fury. /Telegrafi/