Site icon Telegrafi

Në prag të festave, Rina Balaj pozon në krahët e Sin Boy

Ka tash e sa kohë që po përflitet për një lidhje të mundshme mes reperëve Rina Balaj dhe Sin Boy.

Dyshja në fjalë deri tashmë nuk kanë dhënë asnjë deklaratë lidhur me këtë, mirëpo sido që të jetë ata shihen shpesh dhe vazhdimisht nën shoqërinë e njëri-tjetrit.

Madje në një fotografi të përbashkët të publikuar në rrjetin social Instagram, ishte këngëtarja Fifi ajo e cila i uroi ata të dy si çift.

Sido që të jetë, Rina dhe Sin Boy duket se kanë vendosur t’i shijojnë në praninë e njëri-tjetrit festat e fundvit.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Ka qenë vet reperja nga Istogu, ajo e cila së fundmi ka publikuar një fotografi, ku shfaqet bashkë me SIn Boy teksa pozojnë te dritat dekoruese për vitin e ri.

Foto: Rina Balaj/InstaStory

Ata duken mjaft të afërt me njëri-tjetrin, çka ka bërë fansat edhe më tej të dyshqojnë që lidhja e tyre është vërtetë serioze. /Telegrafi/

Exit mobile version