Telegrafi

Në pozën e re para pasqyrës, Tayna thekson të pasmet e saj

Tayna (Foto: Instagram)

Doruntina Shala e njohur me emrin e artit, Tayna, po vazhdon të marrë vëmendje sa herë që publikon imazhe në rrjetet sociale.

Një gjë të tillë e ka bërë edhe ditën e sotme (e enjte), teksa ka ndarë me fansat një fotografi tejet provokuese.

Artistja, e cila shquhet për linjat trupore, edhe në këtë imazh ka vënë në fokus të pasmet e saj.

Tayna (Foto: Instagram)

Me një kostum shumëngjyrësh e flokë të shkurtra rozë, krijuesja e hitit “Columbiana” duket tejet senzacionale.

Kjo nuk është hera e parë kur Tayna shfaqet e tillë, pasi vazhdon të jetë emër shumë i komentuar në faqet rozë.

Lexo po ashtu Tayna u bën thirrje kolegëve: Mund të vazhdoni me koncerte

Përveç kësaj, e njëjta ka startuar me koncerte pas një kohe të gjatë për shkak të situatës me COVID- 19 që u krijua në gjithë botën.

Artistja njëherësh është duke punuar në këngën e re, e cila pritet të lansohet gjatë ditëve në vijim. /Telegrafi/