Këngëtarja Enca Haxhia prej disa ditësh është duke shijuar pushimet në bregdetin shqiptar, Dhërmi.
Ndonëse komentohet për paraqitjet atraktive, një të tillë e ka publikuar edhe së fundmi në Instagramin e saj.
Bukuroshja, e cila numëron mbi dy milionë ndjekës, këtë herë mori vëmendje me një pozë në bikini në të cilën ka theksuar format trupore.
Edhe pse këngëtarja theksoi se nuk do të publikoi më fotografi me rroba banje, këtë premtim që u ngeli në mendje fansave e ka thyer me fotografinë e fundit.
Sidoqoftë, reagimet pozitive dhe komplimentet nuk munguan nga miqtë, kolegët dhe ndjekësit e shumtë.
Ajo momentalisht po e shijon suksesin e këngës së re “Ku mete” që ka grumbulluar mbi tre milionë klikime në YouTube për vetëm pak javë nga lansimi. /Telegrafi/