Telegrafi

Në pozat me të brendshme të Bebe Rexhës, spikat me koment Noizy

Bebe Rexha dhe Noizy Foto: Instagram

Këngëtarja me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, sot (e hënë) ka sjellë imazhe tejet atraktive.

Të tilla ajo i ka shpërndarë në rrjetin social Instagram, derisa përmes pozave provokuese ngriti temperaturat.

Bukuroshja bionde u shfaq me të brendshme të kuqe, derisa pretendoi se po i përgatiste të dashurit mëngjesit.

Ndonëse rrallë herë ndodhë, por vëmendjen Bebe ia ka tërhequr edhe reperit shqiptar, Noizy.

Ky i fundit ka spikatur me një koment, që bëri një pjesë të madhe të fansave të mahniten nga mesazhi.

Foto: Instagram

“Vakt i plotë dhe ëmbëlsirë”, ka shkruar reperi në koment.

Ndërkohë theksojmë se kjo nuk është hera e parë që Noizy shfaq ‘pëlqim’ ndaj artistes me prejardhje shqiptare. /Telegrafi/