Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndaluar një person në Podujevë, pasi që ai edhe pse ishte i infektuar me COVID-19, kishte dalë nga vetizolimi.
Policia bën të ditur se rasti ka ndodhur ditën e mërkurë, rreth orës 10:44, transmeton Telegrafi.
“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar i cili është i infektuar me Covid-19 nuk i është përmbajtur këshillave të mjekut për vet-izolim, ku dhe kishte dalë nga vet-izolimi”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Policia njofton se njofton se ndaj të të dyshuarit me urdhër të prokurorit është iniciuar rasti si më lart. /Telegrafi/