Telegrafi

Në Podujevë, gjendet një burrë i vdekur

Policia ka njoftuar se sot rreth orës 10:00, një burrë 68-vjeç është gjetur i vdekur sot në Podujevë.

Rastin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se policia është duke e hetuar rastin.

“Rreth orës 10:00, kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në rrugën ‘Qëndresa’ në Podujevë.  Policia dhe ekipi mjekësor menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e personit (mashkull)”, ka thënë Ahmeti.

Sipas saj, lidhur me këtë rast, në koordinim me prokurorin e shtetit, policia ka nisur hetimin e rastit dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore, për sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit. /Telegrafi/