Site icon Telegrafi

Në Podujevë burri e rrahu gruan në prani të punëtorëve të Qendrës për Punë Sociale

Foto: Ilustrim

Një burrë në Podujevë ka sulmuar fizikisht bashkëshortin e tij, në prezencë të punëtorëve të Qendrës për Punë Sociale.

Rasti ka ndodhur ditën e shtunë, transmeton Telegrafi.

“Podujevë / 13.07.2024 – 01:00. Është arrestuar i dyshuari kosovar nën dyshimin se në prezencë të punëtorëve të QPS-së, ka sulmuar fizikisht viktimën bashkëshorten e tij kosovare”, thuhet në njoftim.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje./Telegrafi/

 

 

Exit mobile version