Telegrafi

Në Podujevë arrestohen dy të dyshuar për falsifikim të parave

Dy persona janë arrestuar rreth orës 17:00 në qendër të Podujevës nga Njësiti Kundër Krimeve Ekonomike, pasi të njëjtit dyshohet se janë marrë me falsifikim të parave.

Rastin e ka konfirmuar Antigona Çitaku, zëdhënëse në Stacionin Policor të Podujevës, ku sipas saj, zyrtarët e këtij stacioni kanë bërë asistim në një rast të hetuar nga Njësiti Kundër Krimeve Ekonomike.

“Rasti i arrestimit të dy personave ka ndodhur rreth orës 17:00 në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë, ku njësitet përkatëse të Stacionit Policor në Podujevë kanë asistuar Njësitin kundër Krimeve Ekonomike”, ka thënë Çitaku për Indeksonline.

Të arrestuarit janë dërguar në stacionin policor për intervistim, ndërsa më vonë prokurori i rastit do të jep urdhër për ndalimin apo lirimin e tyre.