Telegrafi

Në pikën kufitare në Vërmicë, konfiskohen 5.3 kilogramë substanca narkotike

Policia kufitare bën të ditur se në  pikën kufitare në Vërmicë, derisa po hynin në territorin e Kosovës, ka ndaluar një veturë ku gjendeshin katër persona.

Pas kontrollimit dhe legjitimimit në veturë është gjetur substancë narkotikë prej 5.3 kilogramë.

“Me këtë rast është arrestuar ngasësi i veturës dhe tre bashkudhëtarët e tij. Të dyshuarit i janë dorëzuar njësitit  për hetim të narkotikëve në Prizren, për hetim të rastit”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës. /Telegrafi/