Ai është njëri nga producentët më të suksesshëm në tregun muzikor shqiptar dhe këtë tashmë e ka dëshmuar.
Fjala është për Donat Prelvukajn, i cili për publikun njihet me emrin artistik – Cricket.
Ai së fundmi ka sjell një këngë të re të quajtur “Waves” në bashkëpunim me artistet: Ya Nina dhe Ada.
Ky projekt është pjesë e EP-së së tij që tashmë ndodhet në të gjitha platformat muzikore.
“Më në fund ka ardhur momenti dhe nuk mund të isha më i emocionuar ta ndaja me të gjithë ju. Kënga ime e fundit, “Waves, nga EP-ja ime më e re, (Tregime), është publikuar tani”, u shpreh ai.
Prelvukaj vazhdoi: “Kjo këngë është tepër e veçantë për mua, dhe kam shfaqur zemrën dhe shpirtin tim në çdo aspekt të saj. Është një pjesë e rrugëtimit tim muzikor dhe jam shumë mirënjohës që ju kam të gjithëve pranë ndërsa po e ndaj me të gjithë botën”.
Ai krejt në fund shtoi: “Ju mund të dëgjoni “Waves” në të gjitha platformat kryesore të transmetimit si Youtube, Spotify, Apple Music dhe më shumë”.
Kjo përndryshe vjen si dhuratë për fansat në përvjetorin e tij të lindjes. /Telegrafi/