Telegrafi

Dua Lipa zgjedh fotografi të rralla nga fëmijëria për të uruar ditëlindjen e 51-të të babait të saj

Fotomontazh: Dua Lipa/Instagram

Këngëtarja shqiptare me renome botërore, Dua Lipa, është treguar gjithnjë krenare për origjinën e saj.

Ajo e ka cekur në shumë intervista se është e lumtur që ka prejardhje nga prindër shqiptar, teksa ka cituar babanë e saj, Dukagjinin, si një ndër njerëzit më meritorë për atë që ajo është sot – një artiste e madhe.

Babai i këngëtares, Dukagjin Lipa, njëherësh ish-frontmen i grupit “ODA”, feston sot (e enjte) ditëlindjen e tij të 51-të.

Dukagjin Lipa (Foto: Dukagjin Lipa/Instagram)

E bija e tij, që frymëzim për t’u bërë këngëtare e pati gjithmonë babanë e saj, u kujdes që në këtë ditë të veçantë, ta urojë si më së miri të atin e saj në përvjetorin e tij të 51-të.

Lexo po ashtu Dua Lipa fotografohet në aeroport, duket tërheqëse në veshje sportive dhe pa makijazh

Dua publikoi në llogarinë e saj zyrtare në Instagram disa fotografi të realizuara me Dukagjinin kur ishte e vogël, ndër to mund të shihen edhe imazhe nga koha kur familja kalonin së bashku pushimet në Ulqin.

“Një tjetër xhiro rreth diellit – Gëzuar Ditëlindjen për Merman-in (i referohet sirenës mashkull) tim të preferuar, të duam ty kaq shumë! Faleminderit për gjithë dashurinë, përkrahjen, udhëzimin dhe qeshjet që na dhuron të gjithëve çdo ditë. Jemi kaq me fat, Anesa, Rina dhe Gjin Lipa”, ka shkruar Dua në mbishkrimin e këtyre fotografive.

Ndërkohë, të shumta kanë qenë urimet për babanë e saj që 24-vjeçarja ka pranuar nga fansat e saj në hapësirën për komente. /Telegrafi/

Dua dhe Dukagjin Lipa (Foto: Dukagjin Lipa/Instagram)