Site icon Telegrafi

Në përvjetorin e 24-të të lindjes, Dukagjin Lipa sjell fotografi të papublikuara më parë me Duan

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, feston sot (e enjte) ditëlindjen e saj të 24-të.

Me këtë rast, ajo ka marrë urime të shumta nga miqtë, kolegët dhe familjarët e saj.

Ndërkohë, një urim i përzemërt nuk ka munguar edhe babai i saj, Dukagjin Lipa, i cili ka qenë një shtysë e madhe për karrierën e të bijës.

Dua Lipa feston ditëlindjen e 24-të (Foto: Jeff Spicer/Getty Images/Guliver)

Ai ka publikuar në rrjetin social Instagram një kolazh fotografish me Duan, ku ndër të tjerash bien në sy edhe disa imazhe të pashfaqura më parë.

Ndër të tjerash, në fotografinë e parë Dua shfaqet kur ishte shumë e vogël me biberon, teksa pozonte pranë babait të saj, i cili në atë kohë ishte shumë i ri.

“Do të jesh gjithmonë dashuria ime e parë dhe unë gjithmonë do të kem prapa. Gëzuar ditëlindjen Dua , të dua”, kanë qenë fjalët e tij në Instagram.

Lexo po ashtu Dua Lipa feston ditëlindjen e 24-të, merr gur të çmuar dhuratë nga Anwar

Dua dhe babai i saj përndryshe janë themelues të fondacionit “Sunny Hill”, përmes së cilit dhurojnë donacione për bamirësi të cilat shkojnë për art dhe kulturë. /Telegrafi/

Exit mobile version