Ditën e sotme (e enjte) në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova ka ndodhur një përplasje e fortë mes Xhuli Nurës dhe Vivien Thanos.
Modelja nga Drenica fillimisht i tha Vivit se nuk ka shtëpi dhe se ndoshta në Tiranë jeton me qira.
Në vazhdim të bisedës, ish-konkurrentja e “Love Story” ia përmendi Xhulit videon intime, një ngjarje personale që i kishte ndodhur në vitin 2010.
“Unë nuk kam nxjerr video seksi që të dalë në televizor”, i tha Vivien, Xhulit.
Ndërsa, ajo i tha se kjo nuk është një gjë që duhet përmendur se nuk është bërë me dëshirë.
“Nuk është video seksi, është video intime. Turp duhet të të vij që e flet një gjë të tillë. Dikush dikush është shantazhuar, nuk e bën më qejf. Jam shumë krenare se kam punuar shumë, shyqyr që kam punuar aq shumë. Nuk ka mashkull që i ka gjërat sikur unë”, u shpreh Nura.
Për këtë histori, zeshkania më parë theksoi se dëshironte të fundosej, t’i jepte fund jetës meqë ishte bërë virale gjithandej. /Telegrafi/