Telegrafi

Në përpjekjen për tejkalim, humb kontrollin dhe përfundon jashtë rrugës (Video)

Në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara, është regjistruar momenti kur një kamionçinë e godet një veturë, ndërsa vet del jashtë rrugës.

E regjistruar nga kamera e vendosur në veturë dhe kamera e sigurisë në rrugë, ky aksident duket si një film aksion, transmeton Telegrafi.

Vetura që e kalon kamionçinën, goditet nga kjo e fundit dhe bën disa rrotullime.

Kamionçina del nga rruga dhe përfundon në sallonin ku shiten vetura.

Përpos dëmeve materiale, njerëzit që ndodheshin në vetura pësuan vetëm lëndime të lehta. /Telegrafi/