Ferrari është duke punuar në super-veturën e tij California T V8, për ta sjellë atë në treg në një edicion special.
Kjo veturë do të prezantohet në panairin e veturave në Gjenevë, i cili mbahet në mars, transmeton koha.net.
Vetura vjen me një dizajn pak më ndryshe, me mbrojtësin e përparmë dhe të prapmë me ngjyrë ‘Grigio Ferro Met’, ndërsa edhe nga brenda me një interier special.
Por më e rëndësishmja është te “trajtimi special”, që do të thotë se vetura do të ofrojë një numër karakteristikash të reja, që përfshijnë ndërruesin e shpejtësive dhe një numër gjërash tjera të veçanta, që e bëjnë këtë veturë shumë speciale dhe agresive njëkohësisht.
Këto karakteristika të reja e bëjnë veturën shumë më të ashpër e sportive, por edhe shumë të rehatshme në vozitje.
“Trajtimi special” përfshin edhe mënyrën speciale të shkarkimit të gazrave, me gypa e gjeometri të re, që bëjnë një zhurmë shumë agresive.