Site icon Telegrafi

Në përgatitje të albumit të parë, Tayna jep detaje të reja

Tayna është bërë një prej emrave më të suksesshëm në industrinë e muzikës shqiptare.

Reperja e njohur që nga dalja e parë ka shënuar suksese të njëpasnjëshme, duke krijuar këngë që janë kthyer në hite, teksa është e angazhuar vazhdimisht me koncerte e mbrëmje muzikore si në vend, ashtu edhe në diasporë.

Dhe, pas angazhimeve së fundi në Evropë, Doruntina Shala (emri i vërtetë) është kthyer në vendlindje, saktësisht në Prizren.

Foto: Tayna/InstaStory

Derisa ka thënë se nuk ka vend si shtëpia, Tayna ka realizuar së fundi një pyetësor me fansat e saj përmes llogarisë në Instagram.

E pyetur për albumin të cilin ka kohë që e ka paralajmëruar, reperja është shprehur se janë duke punuar prej kohësh në realizmin e tij dhe se shumë shpejt do të publikojë disa këngë të reja.

Foto: Tayna/InstaStory

“Kemi kohë që jemi tu punuar edhe e di që e kam paralajmëruar qe disa muaj, por shumë shpejt kam me i lansuar disa këngë prej tij edhe do të kuptoni më shumë rreth tij”, ka thënë Tayna në përgjigjen e saj.

Ndërkohë, rikujtojmë që kënga e saj e fundit është “Taka” që u publikua bashkë me videoklip, dhe deri tani ka grumbulluar mbi 4.4 milionë klikime në YouTube. /Telegrafi/

Exit mobile version