Telegrafi

“Në pandemi”, Don Xhoni prezanton veturën dhe shtëpinë luksoze

Don Xhoni (Foto: Instagram)

Reperi i njohur nga Drenica, Don Xhon, gjatë vitit të kaluar është shndërruar një nga yjet e hip-hopit shqiptar.

Artisti, i cili bëri debutimin në mes të pandemisë, është cilësuar si fenomen i karantinës.

Derisa ka vazhduar me suksese të mëdha, ai së fundmi ka ndarë një imazh ku shfaqet pranë makinës së tij luksoze e po ashtu ka prezantuar edhe shtëpinë.

“Në pandemi”, ka shkruar ai.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Xhonatan Isufi (emri i vërtetë) duket se falë muzikës për një kohë të shkurtër ka arritur që të ketë përfitime të mëdha.

“Unë foli i fundit” ndërkaq mbetet një ‘freestyle’ i fundit nga reperi, të cilin e solli rreth një muaj më parë dhe që deri më tani ka grumbulluar mbi pesë milionë klikime.

Ai po ashtu është në përgatitje edhe të shumë prurjeve të reja që do lansohen këtë verë. /Telegrafi/