Në panairin “World Food Istanbul”, në datat 3-5 shtator, pjesëmarrëse ka qenë edhe kompania “Liri” nga Prizreni.
Kjo pjesëmarrje është treguar e suksesshme, për shkak të interesimit të shpehur për produktet kosovare nga kompanitë me renome botërore, si dhe nga kompanitë që janë gjërësisht të përfaqësuara në rajonin e Lindjes së Mesme.
Në mesin e prodhuesve botëror që janë plasuar dhe prezantuar në panairin turk, produktet e kompanisë “Liri” janë veçuar si produkte me cilësi të rangut më të lartë.
Me përmbylljen e panairit, pritet që numri i vizitorëve të regjistruar të panairit të tejkalojë shifrën 16 mijë.
Pjesëmarrja dhe prezenca e suksesshme në këtë panair ishte tregues i përkushtimit të kompanisë “Liri” për përmbushjen e cilësisë së lartë të produkteve, të cilat janë atraktive jo vetëm për tregun Kosovar, por dhe për atë ndërkombëtar.