Jurgen Klopp ka këmbëngulur se Liverpool ka lënë prapa krahëve sfidën ndaj Tottenham duke pretenduar se thirrjet e tij për një përsëritje të ndeshjes ishin keqkuptuar.
Në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Union SG në Ligën e Evropës, trajneri gjerman kishte thënë se ai beson se ndeshja e Ligës Premier kundër Tottenhamit duhet të riluhet pasi VAR bëri një gabim duke pranuar golin e Luis Dias.
“Si njeri i futbollit, mendoj se rezultati i tërë këaj duhet të jetë një përsëritje”, kishte thënë Klopp.
“Audio-incizimi nuk ndryshoi asgjë. Është e rëndësishme që ne ta trajtojmë këtë çështje në mënyrën e duhur. Ata nuk e bënë këtë me qëllim, ne nuk duhet ta harrojmë këtë”, është shprehur ai.
Më tej u zbulua se Diogo Jota u përjashtua gabimisht nga loja pasi rasti i tij shqyrtua nga “Paneli i Pavarur i Incidenteve të Ndeshjeve Kryesore të Ligës Premier”.
Megjithatë, Klopp bëri një kthesë në deklaratën e tij të mëparshme dhe këmbënguli se ai ishte keqinterpretuar, ndërsa pohoi gjithashtu se skuadra së bashku me Jotan kanë lënë prapa krahëve humbjen 2-1 të shtunën e kaluar.
Shumë mirë, si duhet ta trajtojë ai (Jota)? Kështu që e dija se do të ishte e vështirë, kur dje fola për ndeshjen tjetër (Tottenham), ju më dëshmuat përsëri, të gjithë, se si është bota”, u tha gazetarëve menaxheri i Liverpool.
“Mendoj se të gjithë këtu dëgjuan atë që thashë, por të gjithë kuptuan diçka tjetër. Kjo është në rregull. Por nëse dje lija përshtypjen se isha me mendje ende në ndeshjen kundër Tottenhamit, nuk isha fare”, ka thënë Klopp.
“Kjo është shumë kohë më parë dhe ne e lamë prapa krahëve atë, gjithçka është në rregull, edhe Diogo e ka lënë prapa krahëve gjithashtu. Edhe Joel ( i cili shënoi autogol kundër Tottenhamit) mund të kishte luajtur sonte sepse ai e ka lënë prapa krahëve gjithashtu. Gjithçka është në rregull. Ne nuk jemi fëmijë, vetëm kishim disa pyetje për t’u përgjigjur e bëmë atë dhe kaq”, përfundoi tekniku gjerman.
Pasi pësuan humbjen e parë në Ligën Premier fundjavën e kaluar, Klopp bëri nëntë ndryshime në skuadrën që u paraqit ndaj Union SG të enjten në mbrëmje.
Lojtarët e tij dukeshin në ritëm të shkëlqyer teksa mundën skuadrën belge 2-0 me golat e Ryan Gravenberch dhe Diogo Jota./Telegrafi/