Dy albumet e tij të para kanë pushtuar top listat më të njohura botërore, si dhe kanë ndezur skenat e muzikës në vitin 2011.
Ndërsa albumi i tretë tashmë i shumëpritur nga fansat është në përpunim, dhe publikimi i tij është çështje kohe.
Këngëtari i njohur Ed Sheeran ka zbuluar se jopopullariteti e tij në shkollë ka qenë një motivim i madh në karrierën e tij.
“]
Në një intervistë për “GQ”, 25 vjeçari ka rrëfyer se ai dhe mikja e tij më e mirë Taylor Swift janë motivuar që drejt suksesit të madh në skenën muzikore, asnjëherë të mos ndiheshin inferiorë nga fakti se ishin apsolutisht “ta panjohur” kur ishin në shkollë, shkruan Telegrafi.
“Taylor Swift nuk ka qenë aspak e popullarizuar kur ka qenë në shkollë, dhe unë nuk kam qenë aspak i popullarizuar gjithashtu në atë kohë”, tha Ed.
“Është e vërtetë që fëmijët e popullarizuar në shkollë e arrijnë famën shumë lehtë, por si unë, ashtu edhe Taylor ia arritëm qëllimit tonë falë punës së madhe. Tani ajo dëshiron të bëhet një prej artisteve më të mëdha femra në botë, dhe unë dua të bëhem një prej artistëve meshkuj më të famshëm në botë”, deklaroi më tej këngëtari.
Gjatë intervistës, ylli i njohur pranoi gjithashtu se vitet e formësimit të karrierës së tij nuk ishin aspak të lehta, aq më tepër që ai kishte vendosur t’i futet industrisë së vështirë të muzikës.
Por tani, ai është një prej këngëtarëve më të pëlqyer në botë, dhe ka ditur gjithnjë të transmetojë vlerat muzikore brenda stilit të tij.
Ed ka paralajmëruar fansat se në mars të këtij vjen albumi i tij i tretë, i cili pritet të jetë një ndër sukseset e tij të radhës. /Telegrafi/