Këngëtarja e njohur, Zaimina Vasjari, ka pasur një arsye të veçantë për të festuar gjatë ditës së martë.
Kjo pasi vajza e saj, Khloe, është bërë një vjeçe.
Në një ditë kaq të rëndësishme për të bijën, Zaimina ka vendosur që të ndajë me fansat një kolazh të veçantë me fotografi të realizuara bashkë me të voglën e saj.
Pjesë e imazheve është takimi i parë i Zaiminës me vajzën, pak kohë pasi ajo kishte ardhur në jetë.
Zaimina përndryshe ka kohë që i është përkushtuar jetës private, dhe ka qëndruar larg projekteve muzikore.
Ajo ndërkohë është e angazhuar edhe sipërmarrëse në atelien e saj “Zaimina Vasjari Store”.
Me profesion është arkitekte, dhe herë pas here, Vasjari e ka ushtruar edhe këtë profesion. /Telegrafi/