Grafite me simbole serbe janë shkruar në një shtëpi të pabanuar te Kroi i Vitakut, në veri të Mitrovicës.
Rasti është duke u hetuar nga policia.
“Kroi i Vitakut, Mitrovicë Veri 29.02.2024 – NN. Më 01.03.2024 është vërejtur se në një shtëpi të pabanuar janë shkruar grafitë (kryqi me 4C). Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse”, thuhet në njoftimin e bërë nga policia.
Grafite të tilla janë hasur shpesh-herë në shtëpitë e shqiptarëve në veri./Telegrafi/