Site icon Telegrafi

Në një pritë të organizuar nga ukrainasit në Vuhledar, rusët humbin 31 tanke – dronët e Kievit i shkatërrojnë

Dronët ukrainas duke hedhur bomba mbi mjetet luftarake të rusëve, ka arritur të shkatërrojë mbi 30 tanke.

Këto pretendime të ukrainasve i kanë konfirmuar edhe rusët gjatë një bisede në radiolidhje të cilën e kanë regjistruar ushtarët e Kievit, ku pranojnë se 31 tanke u janë shkatërruar në fushëbetejë, transmeton Telegrafi.

Pamjet nga ajri janë dëshmi që forcat ruse kanë pësuar humbje “katastrofike” në mjetet e blinduara në një pritë të organizuar në Vuhledar.

Kolonat e tankeve shihet se janë shkatërruar, si dhe shumë ushtarë rusë të vrarë nga kjo pritë e organizuar nga ukrainasit.

Madje në videon e publikuar më poshtë, shihen ushtarët rusë duke tentuar të fshihen pasi u goditen tanket dhe nuk munden më të lëvizin.

Sipas audio-incizimit të regjistruar nga ukrainasit ku dëgjohen rusët duke folur në radiolidhje, ushtarët rusë kanë humbur 31 tanke në Vuhledar të Ukrainës. /Telegrafi/

Exit mobile version