Një person i moshës 54 vjeçare, sot në mëngjes, është gjetur pa shenja jete në një kanal në Pejë.
Siç njofton Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale në Pejë, sot më 01.12.2019 rreth orës 07:08 ka pranuar informacion se në rrugën ‘Ali Pashë Tepelena’- Pejë në një kanal, ishte vërejtur një person i shtrirë.
“Menjëherë pas marrjes së informacionit në atë lokacion kanë dalur njësite policore, njëkohësisht ka dalë edhe ekipi mjekësor me autoambulancë të cilët pas kontrollit nga mjekët është konstatuar se shtetasi B.B. i lindur në vitin 1965 ( m /sh / K ) ishte pa shenja jete dhe vlen të ceket se në shikimin vizual tek ky person nuk vërehen shenja të lëndimeve”, thuhet në njoftim.
Më tej bëhet e ditur se me hetimin e këtij rasti janë duke u marr Njësiti Rajonal i Hetimeve, në koordinim të plotë me Prokurorin e shtetit dhe me urdhër tij, trupi i pa jetë është bartur nga vendi i ngjarjes për tu dërguar ne Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë. /Telegrafi/