Telegrafi

Në një bisedë me Arjolën, Fifi flet për dashurinë jashtë BBV: Nuk mundem me qenë me të, por unë e dua

Filloreta Raçi-Fifi tashmë është bërë pjesë e Big Brother VIP dhe në shtëpinë e famshme ka rrëfyer thuajse gjithçka nga jeta e karriera profesionale.

Ajo së fundmi në një bisedë me aktoren Arjola Demiri ka folur për dashurinë jashtë BBV duke e konsideruar si pikën e dobët.

Krijuesja e hitit “Zhurmë” theksoi se nuk mund të jetë me të, përkundër se është njeriu që e kupton në çdo aspekt.

Foto: YouTube

“Më ke thënë që e pëlqen shumë”, ka nisur biseda mes dy artisteve nga Arjola teksa Fifi ka vazhduar të tregoj për atë që ndjen.

“Nuk mundem me qenë me të. Unë nuk e pëlqej atë, unë e dua. Ai është pika ime e dobët në jetë. Si flas me të, si rri me të, si sillet me mua, si më ruan. Vetëm njëherë jemi përlarë”, u shpreh Fifi.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Big Brother VIP Albania

“Vetëm ai di si të më sfidojë në çdo aspekt. Ai është tamam burrë. Unë ia dua edhe defektet. Ai njeri është motiv. Unë nuk mundem me qenë me të”, vazhdoi më tej 27-vjeçarja.

Foto: YouTube

Theksojmë që brenda shtëpisë ajo shprehu hapur një pëlqim për ish-futbollistin Granit Cana.

Ky i fundit ndërkohë ka thënë se mund të jenë vetëm miq, por jo edhe më shumë pasi akoma ka ndjenja për një vajzë jashtë shtëpisë. /Telegrafi/

* BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale HD, të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 30 dhe 31 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.