Telegrafi

Në një auto-intervistë, Luana Vjollca përgjigjet nëse është e dashuruar dhe për qëndrimet në Kosovë

(Foto: Screenshot/Instagram/shikokushluan)

Moderatorja e njohur, Luana Vjollca, shpeshherë ka qenë pjesë e spekulimeve në faqet rozë lidhur me jetën e saj private.

Nuk kanë munguar edhe thashethemet që i komentonin udhëtimet e shpeshta drejt Kosovës, ndërsa biondja e popullarizuar ka vendosur t’u japë përgjigje.

Gjatë emisionit festiv të “Shiko Kush Luan”, ajo ka zgjedhur të bëjë një auto-intervistë duke dalë përballë vetes (përmes montazhit).

Dhe padyshim se nuk mund t’i shpëtonte pyetjes nëse është e dashuruar, kurse përgjigja e menjëhershme ishte: “Po”.

(Foto: Instagram/luanavjollca)

Natyrisht, vazhdoi ‘sqarimin’ duke lënë sërish gjithçka të paqartë: “Po besoj ju e dini të gjithë me kë jam, pse duhet ta them prapë, sa herë duhet ta them? E dini apo se dini?”.

“Jam e dashuruar me punën, me ty! Je e mirë thellë, thellë, po të të njohin mirë je e lezetshme, gocë e mirë, ke disa parime të lezetshme, rri në shtëpi, shko dil ndonjëherë, bëj ndonjë gjë në jetë…”, ka theksuar Luana.

Edhe pyetjes lidhur me udhëtimet në Kosovë i është shmangur duke komentuar formatin e emisionit dhe qasjen ndaj mysafirëve. /Telegrafi/