Telegrafi

Në ndjekje të traktorit që e vodhën adoleshentët (Video)

Traktori që nuk arrin shpejtësi më të lartë se 30 kilometra në orë, ishte vjedhur nga tre djelmosha. Pas tyre shkojnë policët.

Megjithëse në shpejtësi të ulët, dëmtuan dy vetura të parkuara dhe një kuti të madhe postare.

Policët i janë afruar traktorit dhe me anë të një metali të gjatë me maje të mprehtë i kanë shpërthyer dy rrotat e para të traktorit, transmeton Telegrafi.

Hajnat janë arrestuar dhe janë dërguar menjëherë në mbajtje, në Gloucestershire të Britanisë të Madhe, ku edhe ishte raportuar traktori i vjedhur. /Telegrafi/