Në kujtim dhe nderim të sakrificës së 23 pjesëtarëve të Policisë së Kosovës të rënë në kryerje të detyrës, objekti i Qeverisë së Kosovës mbrëmë është ndriçuar me emrat e tyre.
Kryeministri i vendit, Albin Kurti në një postim në Facebook shkruan se në shënim të Ditës Memoriale të Policëve të Rënë në Kryerje të Detyrës, të premten në mbrëmje ndërtesa e Qeverisë u ndriçua me emrat e 23 heronjve të ditëve tona, që dëshmuan përkushtimin për rend dhe ligj deri në sakrificë.
“Atyre u takon lavdia e përjetshme, neve shërbimi i përditshëm. Republika e Kosovës është gjithmonë krenare me ju”, shkruan Kurti.
Ndërkaq, për këtë ka shkruar edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
“Republika e Kosovës është gjithmonë krenare me ju”, shkruan ai. /Telegrafi/