Kuvendi i Kosovës në mungesë të kuorumit të nevojshëm, ka dështuar sërish të miratojë dy propozim-rezolutat lidhur me menaxhimin e pandemisë COVID-19 të propozuara nga LVV-ja dhe PDK-ja.
Në momentin kur propozim-rezoluta e LVV-së u hodh në votim, ajo mori vetëm 25 vota.
Ngjashëm ndodhi edhe me propozim-rezolutën e PDK-së, e cila mori 20 vota pro.
Në këtë mënyrë nuk pati kuorum të mjaftueshëm, ndërkaq kryeparlamentarja Vjosa Osmani njoftoi se këto dy propozim-rezoluta do të sillen sërish për votim në seancën e ardhshme plenare të Kuvendit. /Telegrafi/