Site icon Telegrafi

Në muajt e parë të shtatzënisë, Vesa shton peshë dhe nuk ndalon aktivitetet (Foto)

Lajmin se po presin një fëmijë e kanë bërë publik si surprizë në një emision televiziv, por duket që muajt e parë të shtatzënisë nuk i përbëjnë aspak problem këngëtares së njohur Vesa Luma, e cila së bashku me bashkëshortin e saj, reperin Big Basta dhe disa kolegë të tjerë, kanë kënduar për festën e flamurit në Umbria të Italisë.

Nga fotot që kemi siguruar, shihet se si Vesa ka shtuar peshë që në muajt e parë dhe se shtatzënia nuk i përbën aspak problem në performancat e saj.

Madje, sipas të pranishmëve, Vesa ka kënduar dhe ka kërcyer bashkë me publikun pa asnjë problem, edhe pse mund të jetë rezik për një shtatzënë të rrezikojë ashtu. Por siç duket, puna dhe angazhimet e koncerteve bëjnë të tyren, pavarësisht rrethanave.

Njësoj si Vesa, muaj më parë ka vepruar edhe Silva Gunbardhi, e cila performancat nuk i ka ndalur aspak deri para lindjes, e pastaj disa javë pas lindjes përsëri është hedhur në punë. E duket që fatin e njëjtë do ta ketë edhe Vesa Luma me angazhime gjatë këtyre muajve.

Çifti deri më tani nuk e ka zbuluar gjininë e bebit që presin, por duket se janë mjaft të lumtur që do bëhen prindër për herë të parë. Vesa, vite më parë u zhvendos për të jetuar në Tiranë, fillimisht për punë, por më pas ‘’Panorama plus’’ zbuloi lidhjen e dashurisë me Big Bastën, të cilët përveç se bashkëpunëtorë, kishin filluar edhe një romancë, që pasoi me një fejesë intime në Prishtinë dhe një dasmë të bukur në Jug të Shqipërisë. /Telegrafi/

Exit mobile version