Operacioni policor i koduar “Yjet”, i realizuar në një shtëpi në fshatin Mramor të Prishtinës, ka rezultuar me konfiskimin e një arsenali të madh armatimi dhe aparate lojërash të fatit.
Sipas njoftimit, Policia e Kosovës përkatësisht Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar pas hetimeve të zhvilluara ka realizuar një operacion policor në Fshatin Mramor të Prishtinë, në një shtëpi ku dyshohej se ka armë, narkotik dhe mallra të kontrabanduara (aprate të lojërave të fatit të pa zhdoganuara).
Operacionin policor i koduar “YJET”, u realizua me urdhëresë të Gjykatës Kompetente, në mbështetje edhe nga Njësit e Specializuara, Teknika Kriminalistike, Doganat e Kosovës dhe ATK, përcjell Telegarfi.
Me këtë rast janë konfiskuar shtatë armë të gjata të kalibrave të ndryshëm, një armë e shkurtë TT, 33 fishekë, një kuti për pastrimin e armëve, një llap-top, një palë dylbi, një rrip mbajtës për fishek, një veturë xhip ‘Chevrolet Suburban’, 81 lloje të aparateve (dyshohet të pa doganuara), 59 monitorë të aparateve të lojërave të fatit, 12 aceptor të aparateve, 36 pjesë të ndryshme të aparateve të lojërave të fatit.
Me këtë rast është arrestuar një i dyshuar i cili pas marrjes së deklaratës të tij me vendim të prokurorit të rastit është liruar në procedurë të rregull, thuhet në njoftim. /Telegrafi/